Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Lezhë
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.
Policia sekuestron një armë zjarri psitoletë dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 67-vjeçari që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.
Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.
Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar.
Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Floëer”.
Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari.
Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.
Si rezultat i tij:
-u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;
-u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;
-u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.
Zbulohen 3 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.
Për 3 rastet e goditura, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 3 lokale në lagjen “Apollonia”, Fier organizoheshin lojëra fati të ndryshme. Për këto raste:
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve;
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit;
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. D., 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi Y. J., 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë kontrolleve në këto 3 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 celularë dhe 1 laptop.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, në përdorim nga dy turistë italianë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.
I arrestuari, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim, i dyshuar dhe për kryerjen e 2 vjedhjeve të tjera, në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen veshje dhe mjete të cilat dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve dhe një aparat neuroparalizues (elektroshok).
Vihet në pranga edhe babai i 39-vjeçarit, pasi të dy së bashku, kundërshtuan dhe tentuan të pengonin punonjësit e Policisë, në kryerjen e detyrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, kishte thyer xhamin e një automjeti të parkuar, në përdorim nga dy turistë italianë, dhe kishte vjedhur një çantë me sende personale dhe një shumë parash, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas të cilët mund të kishin dijeni për ngjarjen.
Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, është finalizuar operacioni policor i koduar “Storm 19”, si rezultat i të cilit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.
39-vjeçari dyshohet se është dhe autor i 2 vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë kësaj jave, në qytetin e Vlorës, konkretisht i vjedhjes së disa sendeve personale të një turisti të huaj, në automjetin e tij, në Zvërnec, si dhe i vjedhjes së një kablloje dhe një matësi elektrik, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. M., në momentin e ndalimit nga Policia, dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje dhe mjete të cilat dyshohet se ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një aparat neuroparalizues (elektroshok).
Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar në flagrancë shtetasi L. M., 63 vjeç, babai i shtetasit E. M., pasi të dy së bashku, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kune, Shëngjin
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-M. K., 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;
-E. F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:
-E. M., 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.
Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi P. Gj., 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Durrës
-arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një 26-vjeçar;
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur kapakët e disa pusetave në territorin e spitalit të Durrësit.
Posta e Policisë Manzë arrestoi në flagrancë shtetasin A. F., 32 vjeç, banues në fshatin Shkafane, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në lokalin e tij.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit G. K., 22 vjeç dhe J. B., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Më datë 12.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. M., 55 vjeçe, banuese në Durrës, se prej 3 ditësh, kishte humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Durrës. Po punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
-Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit P. L., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur rojën e një kantieri ndërtimi, në Dhërmi.
-Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. H., 37 vjeç, banues në Greqi, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur, se 37-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet rrjeteve sociale.
-Gjithashtu, ky komisariat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin francez M. L., 30 vjeç, pasi dyshohet se duke qenë nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar disa pajisje në një lokal në Ksamil.
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin V. P., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit
-arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. Sh., banues në fshatin Kapshticë, pasi dyshohet se ka shitur 19 krerë bagëti të imëta, të pamatrikulluara, të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë.
-arrestoi në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Kabash, pasi u kap në kufi të gjelbër, duke kontrabanduar nga Greqia, 78 krerë gjedhë.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. V., 52 vjeç, banues në fshatin Podë, pasi dyshohet se ka kanosur një 56-vjeçare.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Plasë-Libonik”, duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Tiranë
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 228 shtetas, konkretisht: 59 shtetas janë vënë në pranga, 143 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 26 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 33 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 12 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 28 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 27 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 14 raste- 4 shtetas janë vënë në prang dhe 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-6 raste të krimeve kompjuterike, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për 2 rastet e tjera 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të vënies së basteve sportive, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve shtetërorë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshim me vendimin e gjykatës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të ngacmimit seksual, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të falsifikimit. Për njërin prej tyre vijojnë hetimet, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas;
-1 rast i veprimtarisë kriminale të prostitucionit, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, me nga 2 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”, janë kapur.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 40 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 18 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.