Raporti i ngjarjeve, 11,12,13 janar 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 247 shtetas, konkretisht: 81 shtetas janë vënë në pranga, 147 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 19 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste. 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste. 12 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 13 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 7 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 23 raste- 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 25 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-21 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 10 shtetas të vënë në pranga dhe 23 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-9 raste të kalimit ilegal të kufijve, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike. Për njërin prej tyre po hetohet për të përcaktuar autorësinë, ndërsa për rastin tjetër 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhunimit të banesës, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, me 5 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i shpërdorimit të detyrave, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i ngacmimit seksual dhe keqtrajtimit të të miturit, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, deklaratës së rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, mosdhënies ndihmë dhe keqtrajtimit të kafshës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilave 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 47 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 21 shtetas janë vënë në pranga dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.