Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 64 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 9 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-5 raste të vetëgjyqësisë, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike dhe ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të akuzuar për pastrim parash, janë vënë në pranga, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i akuzuar për korrupsion pasi të të zgjedhurve vendorë, është vënë në pranga.
1 shtetas është ndaluar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për 2 raste të shpërdorimit të detyrave.
6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për paligjshmëri të kryera gjatë një manifestimi në Tiranë.
1 shtetas i kërkuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe për shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, është ndaluar.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore. 1 shtetas ka humbur jetën dhe 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.