Raporti i ngjarjeve, 10 janar 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 88 shtetas, konkretisht: 28 shtetas janë vënë në pranga, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste. Janë vënë në pranga 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, trafikimit të mjeteve motorike, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, deklaratave të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore dhe shtytjes së të miturve në krim, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Janë ndaluar:

-1 shtetas për falsifikim;

-1 shtetas për krime ekonomike;

-1 shtetas për vjedhje me armë;

-1 shtetas për dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës;

-1 shtetas për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.