Raporti i ngjarjeve, 1 nëntor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Autorë të 3 vjedhjeve dhe të një tentative për vjedhje, të kryera gjatë tetorit, në biznese dhe në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri nga autorët, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, kishte me vete një sasi lënde narkotike kokainë.

Sekuestrohen para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të thelluara, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: 

-M. K., 20 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë;

-G. V., 19 vjeç, banues në Vlorë;

-një 16-vjeçar, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;

-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.

Posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, në pikën e grumbullimit të skrapit që kishte në përdorim të tij, vihet në pranga 36-vjeçari. 

Sekuestrohen mbi 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës dhe posedonte sende të kundërligjshme, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 36 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Villas”.Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Villas”.Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim.    

Fier-Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Vlorë-Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Tranzit 2”.Transportonin me kamion, me qëllim shitjen, mallra të dyshuara të kontrabanduara, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen mallra të kontrabanduara (veshje, çanta, këpuçë, produkte kozmetike), me vlerë 30 000 euro.Punohet për kapjen e 2 punonjësve të doganës së PKK Kakavijë, që dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar mjetin kamion të hyjë në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas kishin kontrabanduar nga shteti grek në vendin tonë, me kamion, sasi të konsiderueshme mallrash, organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Tranzit 2”.Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit O. Gj., 35 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, banues në Vlorë.Këta dy shtetas u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, teksa transportonin me kamion, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme, të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave, me vlerë 30 000 euro. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia në vendin tonë, duke kaluar nga pika doganore e PKK Kakavijë, pa kryer procedurat e zhdoganimit.Mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me kamionin.Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kondrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e shtetasve I. H., 40 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të dy me detyrë doganierë në PKK Kakavijë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.   

DVP Lezhë/Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Mamurras-Laç”, u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 29 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste– 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim, për këto veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste- 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 7 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e krimeve kompjuterike, me autorë ende të paidentifikuar;

-nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Kallëzimi i rremë”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 13 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.