Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 9 prill 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 42 shtetas, konkretisht: 5 janë arrestuar, 1 është ndaluar dhe 36 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Dibër, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 2 në Durrës, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 2 raste, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste aksidentesh në të gjithë vendin, me 1 viktimë dhe 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Gjirokastër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.