Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 9 nëntor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë, pasi dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi N. P., 46 vjeç, banues në Finiq, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 18 janë arrestuar në flagrancë dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2  në Tiranë dhe 1 në Elbasan; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 6 raste, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 ën Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 5 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë.

Në Fier janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në Korçë janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në Durrës janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe 1 tjetër për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.