Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Goditet nga Policia e Lezhës një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkolli”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 55-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, goditjen e trafiqeve të paligjshme, bllokimin e automjeteve të vjedhura apo të blinduara pa dokumentacion përkatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shënkolli”. Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga shtetasi V. V. Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. V., 55 vjeç, banues në Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Tiranë; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 6 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 4 në Tiranë, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike është evidentuar 1 rast, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 1 viktimë dh 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 4 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Lezhë dhe 1 në Korçë.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 1 në Korçë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.