Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 48 shtetas, konkretisht: 11 janë arrestuar, 1 është ndaluar dhe 36 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Durrës; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Gjirokastër; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë dhe 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 rast për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast aksidentesh në të gjithë vendin, me 1 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Është evidentuar dhe proceduar 1 drejtues mjetei që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Tiranë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.