Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kukës – Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje në laboratorin e informatikës së shkollës së mesme të qytetit të Kukësit. Sekuestrohen 5 kompjuterët e vjedhur. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, si autorë të dyshuar. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në shkollën e mesme të qytetit të Kukësit, persona të paidentifikuar kishin shkatërruar dyert e shkollës dhe më pas ishin futur në laboratorin e informatikës, ku kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre, kanë vlerësuar situatën dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Si rezultat i hetimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të vjedhjes, që janë shtetasit e mitur E. E., E. E. dhe K. E., të cilët për shkak të moshës u proceduan në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Pukë/Informacion paraprak – Më datë 06.01.2021, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Gjegjan – Qafë Benë, sipër fshatit Rrasë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky mjet ishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit, nga një shtetas italian. Vijojnë hetimet për gjetjen e këtij shtetasi dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Durrës – Strukturat e Policisë vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 22 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 62 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. V. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Mat – Më datë 06.01.2021, në fshatin Melth, Njësia Administrative Derjan, është djegur pjesërisht automjeti kamion në pronësi të një firme që po kryen punime për ndërtimin e një HEC-i. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
DVP Berat – Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e stacionit të Policisë Poliçan kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Tërpan-Zhitom, një mjet që transportonte lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Zhitom, Poliçan, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. Z., 42 vjeç, banues në Poliçan. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit për Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 17 janë arrestuar dhe 37 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Gjirokastër; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Fier; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 11 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, në Durrës, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të raste “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, 1 në Kukës, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të mirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Berat dhe 2 në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.