Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin: E. F., 32 vjeç, banues në Varosh, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M. Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u ndalua shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “ALLIASI”, pas një hetimi 5-mujor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve Kishte përshtatur një tabachino për shitjen e drogave të forta, kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për dozë, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ALLIASI”, në kuadër të të cilit bënë ekzekutimin e masës së sigurisë për shtetasin K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një hetimi 5-mujor, shërbimet e Policisë bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabachino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekë të rinj për dozë. Gjatë kontrollit të tabachinos dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë – Vihen në pranga 2 shtetase, për veprën penale “Dhuna në familje”. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin rus I. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se më datë 04.07.2021, ka vjedhur targat e automjetit në pronësi të shtetasit S. B., banues në Kosovë. Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira në Shëngjin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy targa të automjetit dhe një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë – Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte. Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre. Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi: B. T., 29 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 24 çadra dhe 40 shezlongë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan – Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Cacabes, për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu vihen në pranga dhe 2 vëllezër, për dhunë në familje. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin: R. D., 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit F. A., 27 vjeç dhe L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Përrenjas, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj xhaxhit të tyre, shtetasit A. A. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë. Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Xh. K., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit Z. Z., 44 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave. Më datë 06.07.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A. N., 39 vjeçe, pasi babai i një fëmije të mitur ka bërë kallëzim se shtetasja A. N. ka dhunuar fëmijën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Mat – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar 64 penalisht shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 45 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 4 rast të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 2 në Elbasan; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, me 3 autorë të shpallur në kërkim; 1 rast i “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 7 raste, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 2 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Tiranë, ku autorët po procedohen ën gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë, 2 në Vlorë dhe 1 në Korcë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkatërrim prone dhe është arrestuar 1 tjetër, në Korçë, për shkatërrim prone me zjarr.
Në Korçë është proceduar penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Janë evidentuar 2 raste të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 1 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Braktisja e fëmijëve të mitur”, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në Dibër është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.