Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Qafë-Thanë – Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”, i cili u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër. Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Gj. Ç., 53 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E. Sh. Punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj. Ç. dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A. A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Veprimet e mëtejshme procedurale do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 46 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 3 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 1 në Fier dhe 3 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Fier dhe 1 në Gjirokastër.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.