Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 30 Gusht 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Lezhë – Vijon operacioni kundër informalitetit. Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitet,  në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G., 46 vjeç, banues në Rumani. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enësh dhe aksesorë kuzhine  të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27 000 euro. Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti, në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulim i tregut” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 110 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 11 janë ndalur dhe 74 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 4 persona, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve, në të gjithë territorin, janë evidentuar 8 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Dibër; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Korçë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, konkretisht:  2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Fier, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagracë; 1 në Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 11 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen ën gjendje të lirë dhe 3 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 5 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Lezhë, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Ëhtë evidentuar 1 raste i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në Tiranë, 2 në Vlorë dhe 1 në Dibër.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 2 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës.

Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.