Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 3 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Interpol Tirana-Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët e Ëiesbaden/Gjermani, u krye ekstradimi nga Frankfurt/Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Genc Tafilaj, 43 vjeç, lindur në Shkodër.Shtetasi Genc Tafilaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 05.08.2021, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 17.05.2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit të datës 16.11.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Genc Tafilaj, për lirimin me kusht.Shtetasi Genc Tafilaj është dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Shtetasi Genc Tafilaj ka kryer një pjesë të dënimit në burg, në Shqipëri, dhe i kanë ngelur për të kryer edhe 6 vjet burgim. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 02.08.2000, në Shkodër, shtetasi Genc Tafilaj, në bashkëpunim me babanë e tij, ka vrarë me armë zjarri Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftari.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 55 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 9 janë arrestuar, 43 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja e foshnjës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Kanosja” me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Dhunimi i banesës”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë për këto vepra penale.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 4 raste, prej këtyre 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.

Është evidentuar gjithashtu, 1 rast i veprës penale “Moslëshimi i kuponit tatimor”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 2 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 raste i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 7 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.