Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 28 shtator 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Përmet/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë, vihet në pranga një shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, ndaluan shtetasin N. I., 68 vjeç, banues në fshatin Kosinë, Përmet. Ky shtetas, në datën 27.09.2021 ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e tij dhe si pasojë zjarri i favorizuar dhe nga era, ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Tiranë – Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”. Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja. Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte. Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O. H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

DVP Berat – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan shtetasin: L. S., 53 vjeç, banues në Uznovë, Berat, (Punonjës Policie, pranë Komisariatit të Policisë Berat), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barëra në tokën e tij, dhe si pasojë zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe tokë e mbjellë me ullinj dhe pemë frutore. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, u bë arrestimi i shtetasve: A. H., 54 vjeç dhe P. L., 62 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa targa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 19 janë arrestuar në flagrancë dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste: 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” në Elbasan dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Elbasan dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 6 raste, 1 në Tiranë, 1 në Dibër dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë, ku autori është ndaluar, 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Elbasan dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Gjirokastër, ku autori është ndaluar, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Vlorë dhe 2 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Në Lezhë janë proceduar penalisht 5 shtetas, për “Shpërdorim detyre” dhe 1 tjetër për “Vetëgjyqësia”.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për falsifikim letërnjoftimesh.

Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Në Dibër është arrestuar proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 raste aksidentesh, me 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.