Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Korçë – Finalizohet me sukses operacioni “Kulla e Hirit”. Operacioni nga strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Komisariati i Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Vihet në pranga 26-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, i cili në vitin 2015, tentoi të vriste me sende të forta katër shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër jetës së personit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kulla e Hirit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, në lagjen nr. 8, ku ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Durrës – Finalizohet operacioni “Shpronësimi”. Ndalohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një grup me ish – punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, shtetasve A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë dhe N. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit S. Ç., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe M. K., për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dibër – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet nga toka dhe nga ajri me dronë e helikopterin e Policisë. Si rezultat i kontrollit dhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative janë evidentuar dhe goditur dy rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit, konkretisht: Është vënë në prangat e Policisë shtetasi I. SH ., 47 vjeç, lindur në fshatin Sinë e Epërme dhe banues në Peshkopi, pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Sinë e Epërme, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara cannabis sativa; Është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Staravec dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Staravec, janë evidentuar të kultivuara disa bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 82 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 6 raste të “Kanosja” 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 1 në Dibër; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Fier; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Korcë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 17 raste, 1 në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 13 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Fier dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, në Durrës, me 3 autorë të ndaluar dhe 2 autorë të shpallur në kërkim.
Është evdeintuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të “Pushtim toke”, 4 në Durrës dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në Korcë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Ëshët evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, në Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, 1 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.
Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 6 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit, 3 në Tiranë dhe 2 në Durrës.
Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 3 në Lezhë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.