Policia e Shtetit /Finalizohet operacioni i koduar “Koordinimi”.
Operacioni nga Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë austriake, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Interpol Tiranën dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit :
G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi Austriake.
Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie. Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.
–DVP Durrës / Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
—
Ndalohet një 30-të vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S.B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg” , për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bën shpalljen në kërkim të shtetasit E.Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel, pasi më datë 26.08.2020, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Martanesh, Burrel, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.
-Berat / Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
—–
Gjithashtu po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R. D., 46 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.
–Fier /Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta. 63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë) Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
–Mat /Me datë 26.08.2020, është paraqitur dhe ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi Xh.L., banues në Burrel, i cili ka deklaruar se në qytetin e Burrelit, dy persona të pa njohur, e kanë goditur në fytyrë me grusht dhe i kanë vjedhur me forcë çantën me një shumë vlerash monetare, në automjetin e tij.
Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materilalet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vjedhje”.
-Memaliaj-Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga autori. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndaluan 50-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
-Stacioni i Policisë Memaliaj/ Më datë 26.03.2019, rreth ores 14:30, në lagjen Leshnjë, fshati Kalivaç, Memaliaj, gjatë lëvizjes është djegur plotësisht mjeti veturë, tip “Voslvagen”, në pronësi të shtetasit F.S, 51 vjeç, banues në Tepelenë. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri është shkaktuar për shkak të një defekti teknik në pjesën e motorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “FAST”. Operacioni nga Forcat Operacionale pranë DVP në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë. Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri shoqërore, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Vihet në pranga 36-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me një krëhër me fishekë luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike apo qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore nga Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë për një person me rrezikshmëri për komunitetin i cili qarkullonte me armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”.
Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.
-Tiranë /Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike në brendësi të lagjeve të kryeqytetit. Vijon operacioni policor i koduar “Tuneli”.
Në vijim të operacionit kapet dhe vihet në pranga një tjetër shpërndares i lëndeve narkotike. Sekuestrohen 22 doza me cannabis sativa, dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna me kontrolle të tjera, midis blloqe pallatesh nisur dhe nga shqetesimi i qytetarve, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midis blloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka pare sherbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 10 janë ndaluar dhe 68 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 10 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Tiranë dhe Dibër; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë; 1 në Vlorë; ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 1 rast të “Plagosja e rëndë me dashje”,në Durrës; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 raste në Tiranë dhe 1 në Vlorë;
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë; dhe nga 1 rast në Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë dhe Shkodër, ku 4 autorë janë arrestuar në flagrancë dhe 4 të tjerë po procedohen në gjendje të lire. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 2 në Elbasan; 1 në Vlorë ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Falsifikimit të dokumentave”, në Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Janë evidentuar 10 raste të “Ndërtimit të paligjshëm”, 5 në Tiranë; 3 në Vlorë; 1 në Berat; 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, 1 në Tiranë; 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, ku 1 shtetas ka humbur jetën, dhe 4 të tjerë janë lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 5 shtetas, që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, ku është arrestuar në flagrancë 1 shtetas në Tiranë dhe janë proceduar 4 të tjerë në Tiranë dhe Durrës.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas në Tiranë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.