Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Qafë Botë, Sarandë – Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek në sasi të vogla. Finalizohet operacioni policor i koduar “Mavromati”. Operacioni nga Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Policisë e Igumenicës, Greqi dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Sarandës. Arrestohen tre shtetas shqiptarë nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek. Arrestohet nga Policia greke, pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike. U sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa shtetasve të arrestuar, nga Policia Kufitare, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike në banesën e shtetasit grek, i cili priste në kufirin jeshil lëndën narkotike nga tre shtetasit shqiptarë. Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe atë të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe me Policinë e Igumenicës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mavromati”. Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shtetasve shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa. Po gjatë operacionit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, identifikuan dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në këtë trafik konkretisht, gjatë operacionit në tokën shqiptare u kapën dhe arrestuan shtetasit: N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol; A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol dhe A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol. Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë. Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Plazh, Durrës – Vidhte banesat e pushuesve, vihet në pranga 32-vjeçarja. Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe pushuesve gjatë sezonit turistik, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetaseje, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë. Është vënë në pranga shtetasja G.L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteveve të tjera të tentativës për vjedhje, konkretisht: Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare; Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D; Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës; Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 30 janë arrestuar, 10 janë ndalur dhe 58 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fsuhën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 2 në Korçë, 1 në Fier, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor në arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, konkretisht: 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Lezhë, 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 14 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 në Tiranë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar dhe proceduar 12 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 7 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Vlorë.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 5 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Fier.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë.
Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.