Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje, në Gjirokastër; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Vlorë dhe 3 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 1 në Tiranë, 2 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Tiranë.
Janë arrestuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në Tiranë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.