Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet operacioni antidrogë “Recidivist”. Sekuestrohet 87 gramë Kokainë e ndarë në 174 doza gati për shitje. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Recidivist”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi A. M., shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës. Nga ana e punonjësve të Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personit të lartpërmëndur me doza lënde narkotike Kokainë, e gatshme për tu hedhur në treg në zonën e Alliasit ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 87 gram lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza. Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”.
Rinas – Riatdhesohen 32 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë. Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero. Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero. Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.
Tiranë – Policia vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. Sekuestrohet 1 njësi kompjuteri me monitor. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 6, në filloi procedimin penal për shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Ndroq. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit A. B., u sekuestrua një njësi kompjuteri së bashku me monitor, të cilat dyshohen që shërbenin për prerjen e biletave të llotarive sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundraligjshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja. Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale. Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit, në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, shtetasin A.B., 53 vjeç, banues në Elbasan. Në media dhe rrjete sociale ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Lezhë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç. Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë dhe Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.
Memaliaj – Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj, pasi në afërsi të fshatit Kamçisht në një përrua, u kap në flagrancë duke kultivuar disa fidanë kanabis. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.M., me detyrë kryeplak i fshatit Kamçisht, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Mallakastër – Procedohet penalisht Kryetari i Bashkisë Mallakastër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”. Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër A.K. dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.
Kolonjë – Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë dy shtetas (at e bir) për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim. Arrestohet edhe kryeplaku i fshatit Skorovot, për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve B.Z, 55 vjeç dhe B.Z, 27 vjeç, (at e bir), banues në Skorovot, si edhe N.L, 62 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Skorovot, Kolonjë. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në tokat në pronësi të tyre, në afërsi të banesave të shtetasit B.Z dhe djalit të tij, janë gjetur të kultivuara në gota plastike një sasi fidanësh të dyshuar si Cannabis Sativa, si dhe në banesën e 55-vjeçarit, iu gjetën një sasi farash të dyshuara si Cannabis Sativa, 17 copë fishekë luftarak, aksesorë të ndryshëm elektrikë që dyshohet se përdoreshin nga të dy këta shtetas për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kryeplaku i fshatit dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kallëzuar këtë veprimtari kriminale pranë organeve të Policisë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vlorë – Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme, ky shtetas bashkë me dy punëtorë të tjerë duke kryer punime në një hotel në Llogara (lidhje të sobës me gaz) ka ndodhur një shpërthim gazi ku si pasojë është dëmtuar lehtë ai vetë bashkë me punëtorin E.S, 38 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Vlorës. Ndërsa punëtori tjetër Xh. Dh., 20 vjeç është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 119 shtetas, konkretisht: 21 janë arrestuar në flagrancë, 4 janë ndalur dhe 94 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 4 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Elbasan, e dënuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”; 2 në qarkun Tiranë, të dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë me 1 autor, 1 në qarkun Korçë me 3 autorë dhe 1 në qarkun Lezhë me 1 autor, të cilët janë arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Gjirokastër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja” 2 në qarkun Tiranë, 2 në Korçë dhe 1 në Fier, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Korçë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në qarkun Fier, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 23 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 9 në qarkun Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Korçë, 2 në Berat, 2 në Fier, 2 në Vlorë, 2 në Dibër, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste , 1 në qarkun Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Orgazizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë”.
Janë evidentuar 8 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 9 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.
Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Durrës dhe 2 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Shkodër, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.