Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Kukës dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Dibër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Lezhë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 6 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër dhe 2 në Korçë.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.