Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, nga këta: 26 janë arrestuar në flagrancë, 67 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 janë ndaluar.
Janë ndalur 4 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; 1 në qarkun Korçë, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për 3 vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Fier dhe 1 rast në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 2 raste në qarkun Shkodër, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Elbasan dhe 1 rast në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 3 raste në qarkun Tiranë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Lezhë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast në Kukës, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Shkodër dhe 1 rast në Kukës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, ndërsa per 5 rastet e tjera janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë të ndaluar, 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Elbasan, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Shkodër, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Për 10 rastet e tjera në gjithë territorin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Elbasan, 2 në Fier dhe 3 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 11 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 5 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone”, 1 rast në qarkun Elbasan, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast në Vlorë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Janë evidentuar 3 raste të “Pushtim toke”, 2 në qarkun Durrës dhe 1 në qarkun Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i llotarive të palejuara”, në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 3 autorë janë ndaluar dhe 7 po procedohen në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.