Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 24 shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 5 janë ndalur dhe 59 po procedohen në gjendje të lirë.

 

Janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

 

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 autor të ndaluar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Korçë dhe 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në Drrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Korçë, 1 në Berat dhe 2 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, konkretisht:, 2 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 3 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 3 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Berat, 1 në Shkodër deh 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 3 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 5 viktima dhe 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Fier.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.