Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 24 mars 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit në zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19, vijojnë punën pa ndërprerë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Start 1”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Vihet në pranga poseduesi, njëherazi edhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një motor dhe një shumë e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të hetimit të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Start 1″, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi E. V., 43 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 28 shtetas, konkretisht: 3 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 23 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në Berat; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Elbasan; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 3 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.

Është evidentuar 1 rast të ndërtimit pa leje, në Fier, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.

Janë evidentuar 3  shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Fier.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.