Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Procedohet penalisht 1 shtetas që qarkullonte me armë sportive imituese. Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Lezhës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin K. N., 21 vjeç, banues në Lezhë. Procedimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Kavajë – Arrestohet përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit M. K., 37 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte. Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Berat – Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore në territorin e Qarkut Berat, nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në funksion të kontrrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Çiflik, Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin P. Q., pa probleme për jetën. Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim S. K., 47 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim nr. 43, datë 06.02.2019 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Po gjatë kontrolleve intensive të ushtruara nga Policia Rrugore janë evidentuar disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative. Janë vendosur gjithsej 34 masa administrative, gjatë 24 orëve të fundit, nga këto: 5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 2 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 5 për parakalime të gabuara dhe 12 për ndalim, qëndrim i gabuar i mjeteve. Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia Rrugore Berat apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor “Shkëmbimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P Tiranë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen drogë e armë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi proaktiv dhe një pune intensive në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shkëmbimi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. L., 54 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Arrestimi u bë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe E. K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare pas njoftimit të dhënë nga Sektori i Narkotikëvë në DVP Tiranë është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë i markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L. Pas kontrollit të këtij automjeti në vijën e dytë, në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit është konstatuar një hapje e struktures metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 13 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe dy celularë. Po në kuadër të këtij procedimi penal, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, është ushtuar kontroll në banesat e shtetasve E. K. dhe D. K. Gjatë kontrollit në ambientet pranë banesës së shtetasit E. K. është gjetur një armë armë zjarri kallashnikov. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. K. në ambientet e banesës së këtij shtetasi u gjetën dy armë gjahu, për të cilat nuk dispononte leje. Armët e zjarrit dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit E. K. dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit D. K.
Kurbin, Lezhë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sanxhaku”. Operacioni nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë. Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë e ftohtë. Një shtetas në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim. Gjatë kontrolleve të shtuara më herët u sekuestrua edhe një pistoletë imituese që e dispononte një 21-vjeçare dhe qarkullonte me të me vete. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Sanxhaku”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. M., 28 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra se këta dy shtetas po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kg kanabis. Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim edhe e shtetasit A. M., si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e K. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë. Po gjatë kontrolleve të shtuara, në orët e vona të natës Policia kapi dhe procedoi penalisht 21-vjeçarin K. N., banues në Lezhë, i cili qarkullonte me një pistoletë imituese. Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit K. M. dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja nda urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” në ngarkim të shtetasit A. M.
Sarandë – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Çuka”. Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet. Vihen në pranga dy shtetas. Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative. Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa. Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shkodër – Në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohen dy shtetas për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. K. 27 vjeç dhe F. D. 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 2, Cërrik, Elbasan. Arrestimi u bë pasi në vendin e quajtur “Rrotondoja e Bardhajve”, në dalje të qytetit të Shkodrës, këta shtetas janë ndaluar dhe gjatë kontrollit i është gjetur në çanta një sasi prej 37.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Korçë – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaraitin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q, 24 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, ushtruan në një pikë grumbullimi në lagjen nr.8 Korçë, ku ky shtetas ishte i punësuar, iu gjetën pjesë metalike që dyshohet se janë marrë nga dy shtyllat e tensionit të lartë në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, të cilat në datën 19.09.2019, si pasojë edhe e erës së fortë u rrëzuan. Gjithashtu iu gjetën edhe suvenire të ndryshme, orendi shtëpiake, të cilat dyshohet të jenë vjedhur në datën 18.10.2019, në banesën e shtetasit I.K, në lagjen nr. 1, në Korçë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan objektet e vjedhura, të cilat ky shtetas kishte synim për t’i shitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, konkretisht: 28 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 74 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Dibër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Vlorë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohenë në gjendje të lirë, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër.
Janë evidentuar dhe proceduar 9 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 1 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër dhe 1 në Kukës.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.