Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tepelenë/Libohovë – Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga dy shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasit R. C., banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, pasi në afërsi të fshatit Veliqot, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. C. u gjetë një sasi lënde narkotike. Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat ishin në proces tharje. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Memaliaj/Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga nga policia. Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 55 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në hyrje të qytetit të Memaliaj ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të shtetasit P. P. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme
DVP Tiranë – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.4. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë(ndërmjet tyre dhe kryeplaku i fshatit). Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 30 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt“. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit S. G., 30 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Gjorm,Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. S., 34 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën; E. B., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; E. Ll., 31 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në rrugën në rrugën “Veli Kallapodhi, në Delvinë ka humbur kontrollin e motomjetit, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Më datë 23.09.2021, rreth orës 02:30, në Orikum, ka rënë zjarr në pjesën e motorit të mjetin në pronësi të shtetasit P. R, ku ka vetëm dëme materiale. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Rinas – Policia Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen dokumente të ndryshme që përdoreshin nga këta shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacionin “Bolonja”. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane, të dyshuara të falsifikuara. Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” . Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Berat – Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Kuçovë duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi N. D. dhe pasagjeri, shtetasi Sh. P., të cilët pasi kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 32 janë arrestuar në flagrancë dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 raste të “Kanosja”, në Dibër; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Elbasan; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, në Tiranë, me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Kukës dhe 2 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Durrës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për “Organizmi i lotarive të palejuara”. Janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerr, 1 për “M,mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 për “mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Pushtim toke”, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan.
Në Lezhë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Prishja e qetësisë publike”.
Në Berat janë proceduar penalisht 2 shtetas, për mbajtje pa leje të municionit luftarak.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone” 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Në Korçë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për mbajtja pa leje e armëve të ftohta, 1 [ër “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Përndjekja”.
Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 5 në Shkodër dhe 3 në Korcë.
Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Kukës dhe 1 në Berat.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.