Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Dibër – Zbardhet ngjarja e ndodhur në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, ku një shtetas mori një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e thikës. Policia identifikon, lokalizon dhe vë në pranga në kohë rekord, autorin e dyshuar të ngjarjes. Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Unaza”. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 2-javor, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen 21.14 gram kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi 2-javor, falë punës së mirëorganizuar, finalizuan operacionin e koduar “Unaza” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve A. Gj., 21 vjeç; R. Gj., 24 vjeç; D. P., 22 vjeç; Xh. O., 41 vjeç; K. Z., 18 vjeç dhe S. O., 19 vjeç, banues në Pogradec. Në kuadër e funksion të këtij operacioni, shtetasit e mësipërm, kanë qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të shërbimeve policore dhe mbrëmjen e djeshme, janë kapur në flagrancë në unazën e qytetit të Pogradecit, ku nga kontrollet e ushtruara u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 21.14 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje, një automjet tip “ Mercedez Benz”, 7 telefona celularë dhe sende të tjera që kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 18 janë arrestuar në flagrancë dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 5 të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 2 raste të “Kanosja”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 3 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 4 për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Lezhë janë proceduar penalisht 4 shtetas, 1 për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 për “Keqtrajtimi i të miturit”, 1 për “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe 1 për “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.
Në Durrës është proceduar penalsiht 1 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për falsifikim dokumentesh, 1 në Dibër dhe 1 në Vlorë.
Në Korcë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 2 të tjerë, për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 1 viktimë dhe 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.