Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 12.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 8, Durrës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, si dhe u procedua penalisht O. D., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në Fushë Krujë, shtetasi S. D., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë, Lezhë – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Vlorë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasin L. A., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet një mjet prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasin E. B., 30 vjeç banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin P. M., 50 vjeç, banues në Vlorë. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në prokurori për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, pasi më datë 21.06.2021, ka bërë kallëzim shtetasja E. G., se në lagjen “Pavarësia”, në oborrin e banesës të marrë me qira prej saj ka konstatuar të helmuar 8 kafshë shoqëruese (qen). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, në ngarkim të shtetasit V. M., 42 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja E. J., 53 vjeçe, se ky shtetas i ka dëmtuar pronën e saj, në Livadh, Himarë. Sot, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi K. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse, duke kryer peshkim të paligjshëm. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mirditë, Lezhë – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Lezhë – Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G.(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G.(Gj) dhe me punonjës (kamerier) shtetasin E. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, pajisje që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash; A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve; S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”; D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R. Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 20 janë arrestuar në flagrancë dhe 72 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 2 në Gjirokastër; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Vlorë, 2 në Lezhë dhe 1 në Kukës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, në Elbasan, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 1 në Durrës dhe 2 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan, 2 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 12 raste, 5 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Elbasan, 2 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Lezhë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Shkatërrimi i pronës”, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan, 1 në Vlorë, ku autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, në Vlorë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Janë evidentuar 2 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, 1 në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave, në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë janë ndaluar 17 shtetas, është proceduar penalisht 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikimin e dokumenteve”.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor të shpallur në kërkim. Në Tiranë është proceduar penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 4 persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.