Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 22 mars 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, 3 prej tyre me 4 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 5 raste të tjera me subjekte të proceduar në gjendje të lire.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste: 1 rast i “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Kanosja”; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për njërin nga rastet, strukturat policore po punojnë në drejtim të zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve ; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Përndjekja.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, në qarkun Lushnjë, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 4 raste. Për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, gjithashtu janë evidentuar 4 raste.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në qarkun e Beratit është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 2 raste, me autorë të dyshuar, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, gjithashtu me 4 subjekte të proceduar penalisht, po në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”; 1 rast i veprës penale “Pushtimi i tokës”, si dhe 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 1 subjekt është proceduar penalisht në gjendje të lirë, në qarkun e Beratit, për veprën penale “Transportimi i mbetjeve toksike”, ndërsa 1 tjetër, në qarkun e Shkodrës, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Peshkimi i paligjshëm”. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, për njërin prej të cilëve, strukturat policore vijojnë punën, në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorit.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me autorë të dyshuar, të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 5 prej tyre me shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 7 raste me autorë të dyshuar, ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, si dhe është evidentuar 1 rast, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Janë evidentuar 2 raste, për veprën penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, prej të cilëve 1 rast me autorë të paidentifikuar dhe 2 raste me viktima të aksidentuara, të cilat marrin asistencën mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, në qarkun e Tiranës, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Janë evidentuar 12 raste, me 6 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 6 të tjerë, të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.