Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 20 tetor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjeten dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit: L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë; A. V., 22 vjeç, banues në Vlorë,  pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Berat – Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 56 vjeç, banues në Lapardha, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.  Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 18 vjeç, banues në lagjen Jani Vruho, Berat, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Kalasë”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 0.91 mg/l alkool. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sarandë/Informacion paraprak – Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vlorë/Informacion paraprak – Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 30 vjeç, pasi u kap në flagrancë në rrugën “Dalip Zavalani”, duke shkelur masën “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Shkozës, ka kanosur me një armë sportive, për motive të dobëta, shtetasin A. A. Arma sportive u sekuestrua, pasi 37-vjeçari nuk kishte autorizimin përkatës për mbajtjen dhe përdorimin e saj. Më datë 19.10.2021, në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur sende me vlerë shtetases R. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 24 janë arrestuar në flagrancë dhe 59 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Tiranë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 8 raste, 3 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 2 raste të Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast ne Fier, ku autori është ndaluar dhe 1 rast në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 10 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Fier dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, 2 për veprën penale “Mashtrimi” dhe 2 të tjerë për “Mosdeklarimi në kufi io të hollave deh sendeve me vlerë”

Në Korcë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, 1 për “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe 1 për “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendui i qëndrimit”, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.

Në Fier është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shpërdorim detyre.

Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.