Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 11 janë arrestuar në flagrancë, 4 janë ndalur dhe 63 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Dibër dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Durrës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 2 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 2 në Elbasan dhe 2 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 1 në Fier, 1 në Shkodër, 2 në Berat dhe 1 në Dibër.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.