Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kurbin, Lezhë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Policia e Kurbinit, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar 4 vite burg, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 8 raste, 3 në Durrës, 2 në Tiranë, 2 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të ndërtimit pa leje, 4 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 4 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 2 në Gjirokastër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.