Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 dhjetor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Shtetit – Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat hetimore vendore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë. Procedohen penalisht 2 shtetas të huaj dhe 1 shtetas shqiptar, që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi. Në vijim të kontrolleve të përbashkëta të Policisë Kufitare me strukturat hetimore vendore dhe ato doganore, bazuar në informacionet e marra në analizën e riskut u bë e mundur që: Në Morinë të sekuestrohen 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani; Në Muriqan të sekuestrohen 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia. Në Kapshticë të sekuestrohen 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Lezhë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin M. P., është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 18 janë arrestuar në flagrancë dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste  të “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 7 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, në Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.

Në Durrës janë proceduar penalisht 3 shtetas, 2 për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi” dhe 2 për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Në Fier janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Në Shkodër janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Në Korcë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në Lezhë është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe 3 për “Shpërdorim detyre”.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, me 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.