Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 Gusht 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Himarë/Durrës – Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike. Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme; Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra; Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”; Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh; Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra; Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas, pronarë të subjekteve. Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.  Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra. Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit  D.D. e SH.P.,  për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“. Operacioni vijon.

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre. Ekstradohet nga Italia, një prej të shpallurve në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.  Nga specialistët e Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Milano/Itali i shtetasit shqiptar E. S., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës  së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë periudhës 2016-2017, shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, nga këta: 23 janë të arrestuar, 5 janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 65 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në qarkun Korçë dhe Vlorë, me 2 autorë të arrestuar dhe 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 4  raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarqet Tiranë dhe Vlorë; 7 raste të “Dëmtime tjera me dashje”, në qarqet Tiranë, Shkodër, Vlorë, dhe Dibër; 3 raste të “Kanosja”, në qarqet Vlorë, Kukës dhe Lezhë.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht në qarqet Gjirokastër, Lezhë dhe Dibër, me 3 autorë të arrestuar. Janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Gjirokastër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në qarkun Korçë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 6 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht në qarqet Durrës, Fier dhe Dibër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 11 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 7 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit