Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”; Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Mallakastër – Arrestohet një shtetas pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Ballshit, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i papajisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së parë Fier kishte vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekje”./ Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 14.10.2020, rreth orës 08:51, në rrugën “Xhafabaz”, në Farkë të vogël, është gjetur i vetëvarur shtetasi O. H., 25 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gjirokastër – Në datën 13.10.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi gjatë natës, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, shtetasit Xh. Gj., 23 vjeç i kanë vjedhur mjetin e tij tip “Volkswagen Polo” pa targa, pranë banesës së tij. Nga kërkimi i bërë, ky mjet është gjendur i braktisur disa metra larg banesës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autori të kësaj ngjarjeje.
Gramsh – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike heroinë, dy aparate celular, një automjet dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 57 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 2 më Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 12 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, me 2 autorë të është arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shpërdorimit të detyrës, në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 1 në Korçë.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Durrës, 1 në Shkodër dhe 1 në Elbasan.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.