Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 13 nëntor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës – Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 49 vjeç, banues në Maminas, Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza lëndë narkotike, e llojit kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 75 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Korçë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Korçë dhe 2 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 3 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar raste 12 raste, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë.

Është evidentuar dhe arrestuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Lezhë.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.