Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër – Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shkodër – Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike, një sasi fishekësh dhe pajisje policore. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të masave për goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike në qytet, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi R. L. 23 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, shtetasi R. Ç., 17 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja ‘’Qemal Stafa’’, mjetin tip ‘’Benz’’, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin R. Ç. Në bagazhin e këtij mjeti u gjend një shkop bejsbolli, ndërsa në sediljen e parë u gjet një shkop gome policie. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. L. i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës të shtetasit R. L. u gjetën edhe 48 fishekë. Lënda narkotike dhe sendet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë, Selenicë – Policia vë në pranga një shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin E. T, 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Më datë 11.01.2021, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, materialet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi shtetasi Sh. E. ka kallëzuar se dyshohet që persona ende të paidentifikuar i kishin marrë vajzën e tij, e cila është gjetur më pas nga familjarët, në qytetin e Përrenjasit. Punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Korçë – Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1, Korçë, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë një kambisti, 4.000.000 lekë. Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga bashkëpunëtorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë. Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një armë e ftohtë (shkop metalik). Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 23 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Më datë 11.01.2021, në fshatin Pajov, Peqin, është vjedhur me thyerje nga dera një magazinë me materiale ndërtimi, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /- Më datë 11.01.2021 është vjedhur një shumë e konsiderueshme lekësh në banesën e shtetasit P. I., 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorit.
Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 48 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 11 janë arrestuar dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është ndaluar. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Marrja pa të drejtë e fëmijës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.