Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 prill 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 51 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar, 1 është ndaluar dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Elbasan dhe 2 në Vlorë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 2 ne Tiranë dhe 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste aksidentesh në të gjithë vendin, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.