Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kuçovë – Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën, midis tre të rinjve. Në pranga dy shtetas, një tjetër shpallet në kërkim. Sekuestrohet një armë zjarri automatik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti”, në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç. Shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.
Tiranë – Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja. Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë. Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 10 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 47 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autorë që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Dibër, ku autori është shpallur në kërkim; 1 rast i “Vrasja”, në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike është evidentuar 1 rast, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është proceduar 1 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 4 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Elbasan.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.