Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 dhjetor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Strukturat e Guardia di Finanza-s, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë realizuar një operacion antidrogë të suksesshëm, në kuadër të të cilit u kapën gjithsej 334 kg drogë (marijuanë), e cila përllogaritet të nxirrte rreth 4 milion euro në tregun e paligjshëm. Gjatë patrullimit të përbashkët në ujërat shqiptare fillimisht dhe vijimit të patrullimeve nga ana e palës italiane në afërsi të brigjeve të Brindizit, njësitë e Guardia-s kanë pikasur një mjet detar, gomone, e cila ngjallte dyshime për shkak të vendndodhjes. Mjeti lundrues është shoqëruar në port dhe gjatë kontrollit, në një hapësirë të maskuar, janë zbuluar 186 pako të mbështjella, në të cilat ishte fshehur lënda narkotike. Skafisti, shtetasi shqiptar F. I., 32 vjeç është arrestuar në vendngjarje dhe njëherësh janë kryer procedurat e sekuestrimit të mjetit dhe provave të tjera materiale. Mjeti lundrues ishte rreth 5 metra i gjatë, me një motor të jashtëm mjaft të fuqishëm. Operacioni Aero-naval që u zhvillua ditën e djeshme konfirmon efikasitetin e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BE-së, sinergjinë me strukturat e Frontex-it, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe të konsoliduar tashmë me autoritetet e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhëse në Bari e Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”në qarkun Durrës; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë dhe 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 5 raste, 4 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 11 raste aksidentesh, me 2 viktimë dhe 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.

Është arrestuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Elbasan.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.