Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mirditë, Lezhë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa në një automjet. Vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë dhe B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë. Në qytetin e Rrëshenit, Policia ka bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të F. N. dhe B. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Fier – Policia e Fierit finalizon me sukses një tjetër operacion antidrogë. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Kreshpan”. Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, i ndjekur me metodat speciale të hetimit. Sekuestrohen rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash. Në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, pas një pune hetimore 10-ditore, të ndjekur me metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kreshpan”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier, S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier dhe E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Berat – Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Aksi”. Sekuestrohen 6.2 kg cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Policia e Beratit në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan. Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M. P., 28 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Vlorë – Finalizohet operacioni i koduar “Ploça”. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia ka bërë finalizimin e këtij operacioni, në fshatin Ploçë të Vlorës. Në kuadër të operacionit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë reagimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Durrës – Tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë në I.E.V.P Fushë-Krujë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Arrestohet dhe një 53-vjeçar për lëndë narkotike dhe për vjedhje kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e I.E.V.P Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gr. lëndë narkotike, e dyshuar heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”. Policia e Durrësit pas një telefonate në nr. 112 se dy shtetas po vidhnin materiale ndërtimi tek një firmë kanalizimesh, falë reagimit në kohë arrestoi në flagrancë shtetasin: F. A., 53 vjeç, banues në Durrës dhe procedoi në gjendje të lirë shtetasin Y. U.,46 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur dhe gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. A. iu gjetën në xhep dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 gr. lëndë narkotike, e llojit marijuanë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Lezhë – Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Rrethrrotullimi”. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë. Sekuestrohen 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga pronari i automjetit, në të cilin u gjet lënda narkotike. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikur jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij mjeti, në pronësi të shtetasit Z. B., i cili është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin. Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër. Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kolonjë – Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti midis dy shtetasve. Arrestohet në flagrancë njëri prej tyre, pasi kanosi me sopatë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin midis tij dhe një bashkëfshatari. Gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën e sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe një sasi municionesh luftarake. Nga një telefonatë është kërkuar ndihma e Policisë, pasi në fshatin Taç Lart, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi B.A., 36 vjeç, banues në këtë fshat, për motive të dobëta, ishte konfliktuar me bashkëfshatarin e tij shtetasin R.M., 66 vjeç, të cilit, i kishte dëmtuar me gurë xhamat e banesës dhe më pas ishte larguar me shpejtësi. Në momentin që shërbimet e Policisë janë drejtuar për tek banesa e 36-vjeçarit, ky shtetas ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sopatë. Policia ka neutralizuar autorin dhe ka vijuar me veprimet e mëtejshme proceduriale duke ushtruar kontroll në banesat në pronësi të B.A., dhe babait të tij shtetasit F.A., 64 vjeç, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një sasi prej 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sopatë. Shtetasi B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 7 janë ndalur dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, në të gjithë territorin, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Fier; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 3 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në Lezhë dhe 2 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 4 në Tiranë, 5 në Lezhë dhe 1 në Dibër.
Janë proceduar 2 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.