Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 08 dhjetor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Vlorë/Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun Vlorë, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FNSH Vlorë, operacioni policor i koduar “Sëift”. Kapet në Panaja dhe vihet në pranga, një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sëift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Provizor”. Kapet në Patos dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 21-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. I., 21 vjeç, banues në Patos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Tiranë – I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkodër/Informacion paraprak – Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi M. L. pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Kamzë – Informacion paraprak. Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur. Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 57 shtetas, konkretisht: 20 janë arrestuar në flagrancë dhe 37 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar dhe me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të shpallur në kërkim dhe 7autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste: 1 rast me 1 autor të arrestuar dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evientuar 3 raste të ndërtimeve pa leje, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me nga 1 të autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të prishjes së qetësisë publike, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 1 autor të proceduar ë gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, me 11 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 31 tetor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 43 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 10 janë arrestuar në flagrancë dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 3 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 4 të tjerë të peoceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 3 autor të arrestuar, 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor ende të paidentifikuar.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirjeve telefonike”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 05 nëntor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 22 janë arrestuar në flagrancë dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 7 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 10 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 rast me 1 autor të arrestuar dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste: 4 prej tyre me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 2 raste të korrupsionit aktiv.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë”.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi” dhe 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, me 1 viktimë dhe 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 nëntor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 45 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 16 janë arrestuar në flagrancë dhe 26 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 4 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 raste me 2 autorë të arrestuar dhe 2 raste me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste: 2 prej tyre me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.