Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Tiranë – 9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit: M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike. Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Shijak – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak. Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Kavajë – Vjedhin një sasi lekësh në një dyqan ushqimor dhe tentojnë të largohen, por  falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapen dhe prangosen tre autorët. Zbardhen dhe dy vjedhje të tjera, të kryera nga këta shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor, një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për kryerjen e vjedhjes. Shërbimet e Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit  A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, A. A., 17 vjeç, banues në Durrës dhe E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në ikje e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit. Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

 

Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 224 shtetas, nga këta: 51 janë të arrestuar, 11 janë ndaluar dhe 162 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 27 raste në të gjithë territorin, me 14 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 26 raste, konkretisht: 10 raste të “Kanosja”, 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje” dhe 1 rast i “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 24 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 37 raste, 9 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 28 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 14 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, me 14 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 14 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.

Janë evidentuar dhe proceduar 13 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.