Raporti ditor i ngjarjeve gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 207 shtetas, nga këta: 31 janë të arrestuar, 22 janë ndalur dhe 154 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 22 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”, 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 10 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje” dhe 1 rast i “Vrasja”.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 31 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 26 raste, 7 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 19 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 16 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, me 17 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 12 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 12 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 7 shtetas duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.

Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.