Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Kukës-Dorëzohen në Polici një arsenal armësh dhe municion luftarak.Në kuadër të sensibilizimit mbi rrezikun që sjell mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, dhe për penalitetet e ashpra që parashikon Kodi Penal i vendit tonë, për këtë veprimtari kriminale, shtetasi Rr. B., 65 vjeç, ka njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, për një rast të tillë, dhe shërbimet kanë shkuar menjëherë në banesën e tij, në fshatin Bicaj.65-vjeçari iu ka dorëzuar shërbimeve të Policisë, një arsenal armësh dhe municioni luftarak, të përvetësuar gjatë vitit 1997, të cilin ky shtetas e mbante të fshehur në banesën e tij.Arsenali i dorëzuar përbëhet nga: 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezësa të unifikuar.Armët e zjarrit janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, për ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa për 65-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Indicia”, faza e parë e të cilit u zhvillua para 2 ditësh.I vodhën me dhunë, në banesë, një shumë parash, një 30-vjeçareje nga Greqia, arrestohet 23-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u kap në PKK Kapshticë, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi, një 28-vjeçar nga Greqia, që kishte shfrytëzuar këtë 30-vjeçare, për prostitucion. 28-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë, gjithashtu organizator i kësaj vjedhjeje me dhunë.Si rezultat i hetimeve të kryera për kallëzimin e një 30-vjeçareje të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, më datë 29.08.2023, në kuadër të operacionit “Indicia”, se në banesën ku ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme, 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. D., 23 vjeç, banues në Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Kuçovë.Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas, të organizuar nga shtetasi F. P. (që shfrytëzonte 30-vjeçaren, për prostitucion), i kanë vjedhur 30-vjeçares, me dhunë, në banesë, 3000 euro.Vijon puna për kapjen e shtetasit A. V.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Farma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Zbardhen 2 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit.Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i cili prezantohej si punonjës i depove farmaceutike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farma”.Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi K. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht, më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, konkretisht: 30 shtetas janë vënë në pranga, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste- me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga, 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike- 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 13 raste, 7 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, njwri prej tyre me autor ende tw paidentifikuar, ndwrsa rastet e tjera rezultojnw me 1 shtetas tw vwnw nw pranga dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janw evidentuar:
-4 raste tw veprws penale “Pwrdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim dhe 3 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-3 raste tw veprws penale “Fyerja”, me 3 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-2 raste tw veprws penale “Prishja e qetwsisw publike”, me 2 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-2 raste tw veprws penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, njwri prej tyre me autor tw paidentifikuar, ndwrsa rasti tjetwr me 1 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-2 raste tw veprws penale “Pwrndjekja”, me 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim dhe 1 tjetwr tw proceduar nw gjendje tw lirw.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga dhe 2 shtetas tw shpallur nw kwrkim; “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga dhe “Goditje pwr shkak tw detyrws”, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga.
Gjithashtu, wshtw evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisw elektrike ose e impulseve telefonike”, “Vetwgjyqwsia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shpwrdorimi i detyrws” dhe “Kanosja pwr shkak tw detyrws”, me nga 1 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw.
Pwr njw rast tw mwparshwm tw veprws penale “Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës”, ka nisur procedimi nw gjendje tw lirw pwr 1 shtetas.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 30 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.