Raporti ditor i ngjarjeve, 28 korrik 2023

Raporti ditor i ngjarjeve, 28 korrik 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 107 shtetas, konkretisht: 24 janë vënë në pranga, 80 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste, 11 raste me autorë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 6 shtetas janë arrestuar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste – 1 rast me autor ende të paidentifikuar, ndërdsa për rastet e tjera 2 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 9 shtetas janë proceduar më gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, prej tyre 5 raste me autorë të paidentifikuar dhe 2 rast me 2 aitorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste – 1 rast me 1 autor të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera janë proceduar penalisht 13 shtetas.  

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste – 2 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.   

Në fushën e krimeve mjedisore janë evdentuar 20 raste – 1 shtetas është arrestuar në flagrancë dhe 19 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”- 1 shtetas është arrestuar dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.  

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” – 1 shtetas është vënë në pranga.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste – 1 shtetas është arrestuar dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Moskallëzimi i krimit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Ngacmimi seksual”, “Korrupsioni aktiv” dhe ‘Mashtrimi kompjuterik”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë për secilin rast.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 7 shtetas. Janë evidentuar në total 26 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe 18 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.