Raporti ditor i ngjarjeve, 24 gusht 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive

Patos, Fier/Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor antidrogë i koduar “Vëzhgimi”.Përshtati lokalin e tij, për shitje të dozave të kokainës, arrestohet 39-vjeçari.Sekuestrohen 298 doza të lëndës narkotike kokainë, përzirës për këtë lëndë, peshore elektronike, para të përfituara nga shitja e dozave, një këllëf pistolete dhe 2 celularë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për një rast të përshtatjes së një lokali në Patos, për shitjen në doza, të drogave të forta, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos.Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

DVP Korçë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 17”.U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 5 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 54-vjeçari.  Sekuestrohen automjeti dhe një aparat celular.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 17”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-K. M., 54 vjeç, banues në Tiranë.Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët 54-vjeçari do t’i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Patos, Fier/Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor antidrogë i koduar “Vëzhgimi”.Përshtati lokalin e tij, për shitje të dozave të kokainës, arrestohet 39-vjeçari.Sekuestrohen 298 doza të lëndës narkotike kokainë, përzirës për këtë lëndë, peshore elektronike, para të përfituara nga shitja e dozave, një këllëf pistolete dhe 2 celularë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për një rast të përshtatjes së një lokali në Patos, për shitjen në doza, të drogave të forta, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos.Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 101 shtetas, konkretisht: 33 shtetas janë vënë në pranga, 63 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste- 17 shtetas janë vënë në pranga.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 10 shtetas të vënë në pranga dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i dënuar për këtë veprimtari kriminale, u kap dhe u vu na pranga.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 7 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim. Për vjedhje të mëparshme janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas të tjerë. Gjithashtu, për një vjedhje të mëparshme të energjisë elektrike, është proceduar penalisht 1 shtetas.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale në fushën e krimeve ekonomike, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor – 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.