Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Step by step”.Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje kriminale.Vihen në pranga 4 shtetas që kanosën me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij.Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 2 celularë.Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në lagjen “Kastrioti”, Fushë Krujë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Step by step”, për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:- E. B., 25 vjeç, A. H., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; S. H., 42 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Borizanë.Shtetasi S. H. dyshohet ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të shtetasit B. H., i cili ka bërë kallëzim në Polici, për këtë shtetas. Më pas, shtetasi S. H., bashkë me 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin.Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Transportonte nga Tirana, drejt Shkodrës, emigrantë nga vendet e treta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 19-vjeçari.Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që transportonte emigrantë, me automjetin e tij, që ata të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi O. E. 19 vjeç, banues në Tiranë.19-vjeçari u kap në flagrancë në dalje të qytetit të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e tij tip “Volksëagen”, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që ata të kalonin ilegalisht pkk, drejt Malit të Zi, me destinacion final, vendet e BE-së.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
DVP Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 22 vjeç dhe S. D., 19 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. J., 18 vjeç, pasi në lagjen “Isa Boletini”, gjatë kontrollit i janë gjetur sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij se ai ka ushtuar vazhdimisht dhunë ndaj saj.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasin J. D., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur një motor tip “Honda”, pa targa, në pronësi të shtetasit L. C., banues në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka goditur me grushte shoferin e një autobusi.
Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. D., 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi në fshatin Kopaçez, Delvinë, ka goditur me sende të forta shtetasit E. Ç., 37 vjeç dhe E. XH., 40 vjeçe, banues në fshatin Kopaçez, Delvinë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak.Qëlloi me kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Jube, Durrës, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, me qëllim arrestimin e autorit.Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”, u kap dhe u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.Shtetasi E. B. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, shtetasin M. B., 63 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta.Arma e zjarrit kallashnikov që posedohej pa leje nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak, u gjetën nga Policia dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Skrapar-Qëlloi me armë zjarri kallashnikov, brenda një banese, dhe iu rrezikoi jetën anëtarëve të një familjeje, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarak.Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit.Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë së Skraparit, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. T., 34 vjeç, banues në fshatin Potom, Skrapar.Shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 62 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste. Policia vijon punën për zbardhjen e tyre, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale:
-mosbindja/kundërshtimi ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-“Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-“Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Fyerja”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe “Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës”, me autor ende të paidentifikuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.