Raporti ditor i ngjarjeve, 20 tetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Policisë së Kosovës.Trafikoi në Shqipëri, një automjet tip “Volksëagen” të cilin e kishte marrë me qira një javë më parë, në Kosovë, arrestohet 56-vjeçari.Sekuestrohet automjeti.Menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kosovë, për një rast të trafikimit në vendin tonë, të një automjeti që ishte marrë me qira, një javë më parë, në Kosovë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.Në kuadër të operacionit, u bë sinjalizimi i vendndodhjes së automjetit tip “Volksëagen”, si dhe ndjekja dhe vënia në pranga e drejtuesit të tij, shtetasit B. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shkodër-Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç.Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 99 numri i shtetasve të ndaluar.Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit J. H., 27 vjeç dhe K. L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. B., 54 vjeç dhe A. M., 32 vjeç, të dy banues në Lazarat, pasi në banesat e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.        

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. S., 33 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për nënën e saj, duke u konfliktuar verbalisht me të. 

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 43 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në PKK Kakavijë, iu gjetën në çantë 11 590 euro, 40 000 lekë dhe 50 paund që ajo po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.            

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, konkretisht: 30 shtetas janë vënë në pranga, 69 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 3 shtetas është janë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 6 shtetas të tjerë, të kërkuar për veprimtari kriminale në këtë fushë, janë kapur dhe vënë në pranga.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 14 raste, 8 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjërë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale në fushat e falsifikimit të dokumenteve dhe prostitucionit, si dhe i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale:

-“Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Kanosja për të mos kallëzuar”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-“Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Për raste të mëparshme, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale të strukturave të Policisë:

-është ndaluar 1 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike;

-është shpallur në kërkim 1 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;

-është ndaluar 1 shtetas, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër;

-është shpallur në kërkim 1 shtetas, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”;

-është ndaluar 1 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.