Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
FAST Albania/Bashkëpunim intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet në Malësi të Madhe dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë bërë të mundur kapjen në Malësi të Madhe, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit F. M., 32 vjeç.32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit F. M.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste – 7 shtetas është janë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste- 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 autor/ë ende të identifikuar.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 5 shtetas të vënë në pranga.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 2 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kallëzimi i rremë”, me nga 2 shtetas të vënë në pranga.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 3 viktima dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.